Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani, në të cilat partia e kancelarit Olaf Scholz pësoi humbjen më të madhe në historinë e saj të pasluftës, AfD-ja ekstreme u rendit e dyta dhe CSU/CDU doli fituese, por që nuk mund të formojë e vetme qeverinë e re.
Trump në rrjetin Truth Social ka përgëzuar gjermanët për zgjedhjet e sotme, duke thënë se ‘është një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.
Sipas rezultateve aktuale, Partia Liberal Demokratike (FDP) dhe Aleanca e sapo themeluar populiste e majtë Sahra Wagenknecht nuk e kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind. Në këtë mënyrë CDU/CSU mund të krijojë koalicion me SPD-në, gjë që u spekulua vazhdimisht gjatë fushatës zgjedhore.
Në rast se FDP siguron hyrjen në Bundestag, është i mundur koalicioni CSU/CDU- SPD-FDP, por edhe koalicioni CSU/CDU-SPD-Të Gjelbërit.Ai pas zgjedhjeve të sotme ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re, ndërsa kancelari aktual Olaf Scholz e pranoi humbjen e partisë së tij.