Trump kërcënon me tarifa 100 për qind vendet e BRICS
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Trump kërcënon me tarifa 100 për qind vendet e BRICS
Foto Arkivë
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump u ka kërkuar vendeve anëtare të BRICS që të zotohen të mos krijojnë një monedhë të re ose të mbështesin një monedhë tjetër të huaj si zëvendësim për dollarin amerikan, duke paralajmëruar se do të përballen me tarifa 100 për qind nëse nuk e bëjnë këtë.

Ne kërkojmë që ato vende të angazhohen që as të krijojnë një monedhë të re BRICS dhe as të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan ose të përballen me tarifa 100 për qind dhe të presin t'i japin lamtumirën ekonomisë së madhe amerikane, shkroi Trump në Truth Social.

"Lërini të gjejnë budallenj të tjerë. Nuk ka asnjë mënyrë që BRICS të zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare dhe çdo vend që përpiqet ta bëjë këtë do t'i thotë lamtumirë Amerikës."

BRICS përbëhet nga anëtarët origjinalë të grupit të pesë ekonomive - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Ai gjithashtu bashkon Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024