Trump i quan emigrantët ilegalë në SHBA “kafshë”
Lexohet për: 1 min.
donald-trump
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po pret rizgjedhjen në nëntor, i quajti emigrantët që kryejnë krime të dhunshme "kafshë". Trump i bëri komentet të martën në shtetin e Michiganit në lidhje me vrasjen e studentit të infermierisë në Xhorxhia, Laken Riley, 22-vjeç, i cili dyshohet se u vra nga një emigrant nga Venezuela, i cili ndodhej ilegalisht në SHBA.

"Demokratët thonë: ‘Ju lutemi, mos i quani kafshë. Ata janë njerëz’. Unë them jo, ata nuk janë njerëz, ata nuk janë njerëz, ata janë kafshë", tha Trump. Ish-presidenti akuzoi presidentin Joe Biden se ka lejuar një "banjë gjaku" në kufirin SHBA-Meksikë, për të cilin ai tha se "po shkatërron vendin". Ai përsëriti zotimin e tij për të kryer deportimin më të madh të emigrantëve të paligjshëm nëse rizgjedhet. Muajin e kaluar, Ruby Garcia, 25-vjeç, u vra në Michigan nga një i dyshuar që dyshohet se ishte po ashtu ilegalisht në SHBA. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025