Stadiumi i Qytetit, Shtëpia e Përshpirtshme dhe Palestra Sportive, janë këto tri nga projektet madhore për qytetarët e Komunës së Shtimes, në të cilat aktualisht edhe po zhvillohen punimet.
Për të parë nga afër këto punime, Hajrulla Çeku, ministër i Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i vizituan sot këto projekte të cilat do t'i japin dimension kulturor e sportiv krejtësisht të ri Shtimes.
"2.4 milionë euro janë paraparë vetëm që ky stadium të jetë i nivelit profesional. Ky projekt synon modernizimin e infrastrukturës së futbollit në këtë qytet", tha Çeku.
Ndërsa, kryetari Aliu tha se, Stadiumi i Qytetit po merr formën e tij përfundimtare dhe së shpejti do të jetë shtëpia e re e sportistëve e sportdashësve tanë. Shtëpia e Përshpirtshme është hapësira që do të shërbejë për aktivitete rinore që do t’i japin energji e gjallëri të paparë Shtimes, ndërsa Palestra Sportive do të ofrojë mundësi të reja për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe fizike për të gjitha grupmoshat në Komunën tonë.