Tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdarë po vazhdojnë edhe sot (e mërkurë). Ndryshe nga dje, mërgimtarët sot po presin deri në tri orë për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 1000 metrash për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në një orë e gjysmë, ku  kolona shkon deri në 400 metra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024