Trepça-Ylli, nesër sfida e parë e finales
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas një rrugëtimi të gjatë, Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të nisin nesër sfidat vendimtare për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça është në kërkim të titullit të pestë në histori dhe të parin që nga viti 2012, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, therandasit po e synojnë titullin e tretë në histori, pasi në të kaluarën e kanë fituar në vitin 2021 dhe 2022.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Mitrovicasit kanë pasur një edicion mjaft të suksesshëm deri më tani, duke fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike. Pikërisht në finale të Ligës Unike fituan ndaj Yllit, në një sfidë shumë interesante që përfundoi 66:67 për ‘Xehetarët’.

Trepça përfundoi edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e tri humbje. Nga tri humbjet e Trepçës, dy kanë ardhur nga Ylli, duke paralajmëruar një sfidë shumë të ‘zjarrtë’ mes tyre.

Sfida e parë e këtyre finaleve zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024