Trepça ndërprenë bashkëpunimin me Gençoglun
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

KB Trepça përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu.

Marrëveshja mes Gençoglus dhe KB Trepçës është ndërprerë me pëlqim të dy palëve, raporton KosovaPress.

Po ashtu, bëhet e ditur se skuadrën deri në fund të “PlayOff-it” do ta udhëheqë Ilir Selmani, i cili deri tani ka qenë pjesë e shtabit teknik.

“Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit”, shkroi Trepça në njoftimin në “Facebook”.

“Beteja” e tretë e finales së “PlayOff-it” mes Pejës dhe Trepçës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024