“Trepça” largon nga puna edhe një minator
Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna minatorin V.G.
Në njoftimin e ndërmarrjes, thuhet se Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
“Me datën 26.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. V.G. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1480 e dt. 9.11.2023, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.8, 1.16, 1.24, 1.39 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Një javë më parë shtruesi i detyrës të kryeshefit ekezkutiv të kompanisë Trepçës, Faton Ahmeti, e ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor me iniciale Xh.T.
https://kosovapress.com/menaxhmenti-i-trepces-largon-nje-punetor-nga-puna
https://kosovapress.com/qeveria-per-kater-vjet-ka-ndare-rreth-30-milione-euro-per-trepcen-kritikon-ish-ministri-i-financave