Tre vjet nga fitorja e VV-së, Kurti: 14 shkurti në Kosovë shënon edhe ditën e dashurisë ndaj Republikës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, derisa ka përmendur punën tre-vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje që nga fitorja e zgjedhjeve të vitit 2021, tha se me këtë qeverisje ligjshmëria është shtrirë në çdo cep të territorit të Kosovës.
Duke përmendur dikasteret e ekonomisë dhe drejtësisë, Kurti tha se për të njëjtat ka pasur investime të papara.
Kryeministri Kurti theksoi investimet në arsim, dyfishimet e investimeve të huaja si dhe mbështetjen për FSK-në.
Në adresimin e tij, Kurti tha se për këto tre vjet në qeveri kanë dëshmuar se mund të qeveriset me duar të pastra.
Duke folur për sektorin e sigurisë, Kurti tha se Kosova për tre vjet qeveri të VV-së sot është një Republikë më e fortë dhe më e sigurt.
Në adresimin e tij para ministrave, Kurti ka thënë se 14 shkurti në Kosovë nuk shënohet vetëm Ditën e të Dashuruarve, por edhe ditën e dashurisë ndaj Republikës së Kosovës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...