Afati kalimtar i transferimeve të janarit është mbyllur për vitin 2022, ku kemi pasur disa marrëveshje tejet interesante.
Ashtu siç pritej, skuadra me pronarët më të pasur në botë Newcastle United ka shpenzuar më së shumti këtë muaj, që të vazhdojë luftën për të mbetur në Premier Ligë, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, krahas Newcastle edhe skuadra e Aston Villas ka qenë e zënë këtë janar, ku ka arritur të sjellë lojtarë si Philippe Coutinho, Lucas Digne e Calum Chambers.
Në të njëjtën kohë, në këtë janar Evertoni e emëroi Frank Lampard si trajnerin e ri të skuadrës, ku së bashku me të transferoi edhe Dele Alli nga Tottenham dhe Donny van de Beek nga Manchester United.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha transferimet e muajit janar nga klubet angleze.
Arsenal
Aston Villa
Philippe Coutinho (i transferuar nga Barcelona, huazim), Lucas Digne (i transferuar nga Evertoni për 30 milionë euro), Robin Olsen (i transferuar nga Roma, huazim), Calum Chambers (i transferuar nga Arsenal, shuma e pacaktuar), Kerr Smith (i transferuar nga Dundee United për 2 milionë euro)
Christian Eriksen (i transferuar si lojtar i lirë), Jonas Lossl (i transferuar nga Midtjylland, shuma e pacaktuar)
Brighton
Burnley
Wout Weghorst (i transferuar nga Wolfsburg për 15 milionë euro)
Dylan Williams (i transferuar nga Derby County, shuma e pacaktuar)
Crystal Palace
Everton
Vitaliy Mykolenko (i transferuar nga Dynamo Kyiv për 25 milionë euro), Nathan Patterson (i transferuar nga Rangers për 18 milionë euro), Anwar El Ghazi (i transferuar nga Aston Villa, huazim), Donny van de Beek (i transferuar nga Manchester United, huazim), Dele Alli (i transferuar nga Tottenham, shuma e pacaktuar)
Mateo Joseph Fernandez (i transferuar nga Espanyol, shuma e pacaktuar)
Leicester City
Liverpool
Luis Diaz (i transferuar nga Porto për 45 milionë euro)
Julian Alvarez (i transferuar nga River Plate për 17 milionë euro)
Manchester United
Newcastle United
Kieran Trippier (i transferuar nga Atletico Madridi për 15 milionë euro), Chris Wood (i transferuar nga Burnley për 30 milionë euro), Bruno Guimaraes (i transferuar nga Lyoni për 45 milionë euro), Matt Target (i transferuar nga Aston Villa, huazim), Dan Burn (i transferuar nga Brighton për 15 milionë euro)
Asnjë transferim
Southampton
Tottenham
Dejan Kulusevski (i transferuar nga Juventusi, huazim), Rodrigo Bentancur (i transferuar nga Juventusi për 18 milionë euro)
Maduka Okoye (i transferuar nga Sparta Rotterdam për 5 milionë euro), Hassane Kamara (i transferuar nga Nice për 6 milionë euro), Samir (i transferuar nga Udinese, shuma e pacaktuar), Edo Kayembe (i transferuar nga Eupen, shuma e pacaktuar), Samuel Kalu (i transferuar nga Bordeaux, shuma e pacaktuar)
West Ham United
Wolverhampton
Hayao Kawabe (i transferuar nga Grasshopper Club Zurich, shuma e pacaktuar), Chiquinho (i transferuar nga Estoril, shuma e pacaktuar), Jeong Sang-bin (i transferuar nga Suwon Samsung Bluewings, shuma e pacaktuar), Hwang Hee-Chan (i transferuar nga RB Leipzig për 16 milionë euro)