Transferim i papritur nga Milanit tek Juventusi
Lexohet për: 1 min.
Milan
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Burime të shumta konfirmojnë se Pierre Kalulu ka pranuar transferimin te Juventusi dhe do të kalojë testet mjekësore të martën, në formë huazimi me opsion blerjeje nga Milani për një total prej 20 milionë euro.

Tashmë kishte sugjerime se mbrojtësi ishte i prirur drejt një marrëveshjeje, pasi kishte kuptuar se nuk do të kishte shumë hapësirë tek rossonerët, përcjellë KosovaPress.

Tani marrëveshje mësohet se është arritur mes klubeve dhe lojtari do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së sotme. Do të jetë një huazim i paguar me 3 milionë euro plus një opsion për të blerë në fund të sezonit për 14 milionë euro të tjera.

Kalulu ishte larguar efektivisht nga skuadra e Milanit, pasi ai nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Paulo Fonseca. Francezi mbushi 24 vjeç në qershor dhe filloi në akademinë e të rinjve të Lyonit si mbrojtës i djathtë, por u shndërrua në një qendërmbrojtës efektiv.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024