Familja e Angel Di Marias, ish-yllit të Real Madridit, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, ka marrë kërcënime me vdekje pasi që argjentinasi e pranoi se do të dëshironte ta përfundonte karrierën e tij te Rosario Central, klubi që ai bëri debutimin e tij në vitin 2005.
Di Maria, i cili momentalisht luan për Benfican, morri kërcënimet në shtëpinë e familjes së tij në Rosario, raporton KosovaPress.
Mediat lokale raportuan se disa persona në një veturë lanë një shenjë pranë Funes Hills Miraflores, vendi ku zakonisht Di Maria qëndruan, duke thënë se as kryetari Maximiliano Pullaro nuk mund të garantojë për sigurinë e tij nëse ai rikthehet në qytet.
“Thuaji djalit tënd Angel që mos të rikthehet te Rosario sepse ndryshe ne do t’ia vrasim një familjar. As Pullaro nuk mund të të shpëtojë. Ne nuk hedhim letra. Ne hedhim njerëz të vdekur”, ishte mesazhi i lënë për babanë e Di Marias sipas “Infobae”.