Tottenhami në "Top 4", thellon krizën e West Hamit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka ndryshim në tabelë me fitoren e sotme të skuadrës së Tottenhamit, e cila tani ngjitet në Top 4 e Premier Ligës.

Tottenhami ka siguruar pikët e plota në përballjen kundër West Hamit, të cilin e mposhti me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Emerson Royal, i cili shënoi në minutën e 56’ për 1:0.

Ndërkaq, golin e dytë për Tottenhamin dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Heung-Min Son në minutën e 72’, katër minuta pasi që u inkuadrua në lojë.

Me pikët e reja, Tottenhami zë vendin e katërt në tabelë në kuotën e 42 pikëve, krahas West Hamit që thellohet më shumë në krizë, ku renditet në pozitën e 18 me vetëm 20 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Tottenhamit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024