Tony Blair i shkrirë në bronz inaugurohet nesër në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Statuja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair do të inaugurohet nesër në Ferizaj.

Statuja e cila ka një vit që planifikohet është financuar nga banorët, biznese e diaspora. Eventi pritet të mbledh emra të njohur për opinionin publik.

Fondacioni "Ne kujtojmë Tony Blair" është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it dhe organizimin e tubimit Inaugurues me 12 qershor 2024 në Sheshin "Tony Blair" në Ferizaj, duke filluar nga ora 14:00.

Më shumë se 13,000 shqiptare te Kosovës u vranë në luftën e viteve 1998-99. Blair, i cili ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në vitin 2007, mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë për ta detyruar atë të tërhiqej nga Kosova.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024