Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, e cila përkon me çlirimin e Kosovës 25 vjet më parë.
Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, do t’iu adresohet me një fjalim deputetëve të Kosovës nga ora 10:00.
Çmimi Çelësi i Qytetit do t’i dhurohet edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me të parin e Prishtinës nga ora 16:00.
Edi Rama është i ftuar të merr pjesë në panelin e parë të konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 11:00.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Mediat mund të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ora 08:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. (Mediat mund të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës ora 09:00 - pas takimit do të ketë deklarime për media)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. (Kabineti i kryetarit, ora 10:10)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama pret në takim ish-kryeministri britanik Tony Blair ku do t’i ndahen çmimet Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit. (Ndërtesa e vjetër e Komunës Prishtinë, ora 12:30 – 13:20)
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama pret në takim kryeministri e Shqipërisë Edi Rama ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës Prishtinë ora 16:00 – 17:10)