Tkurret popullsia në Shqipëri, në 8 qarqe zvogëlohet numri i banorëve
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Kjo sjellje po e çon shtesën natyrore në nivelet më të ulëta, ku çiftet nuk po zvëndësojnë vetveten. Të dhënat e fundit tregojnë se në tremujorin e dytë 2022 lindën 5400 bebe, ose 15% më pak se vitin e kaluar.

Me këtë ecuri, në vitin 2022 një grua lind mesatarisht 1.32 fëmijë dhe që popullsia të mos tkurret, duhet që norma e lindshmërisë të jetë 2.1 fëmijë për grua. Për herë të fundit kjo normë u regjistrua 20 vjet më parë. Janë 8 nga 12 qarqe që kanë regjistruar rënie të popullatës në periudhën prill-qershor, ku numri i vdekjeve ka qenë më i madh se lindjet. Në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës shtesa natyrore është pozitive.

Shqipëria prej 30 vitesh po ecën në këtë rrugëtim të humbjes së popullsisë, dhe përveç lindshmërisë, faktorë të tjerë që po shkretojnë vendin janë edhe emigrimi e plakja./Euronews Albania/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024