Tjetër reagim për Kosovën nga Zhegrova
Lexohet për: 1 min.
Zhegrova
1 vit më parë
Linku u kopjua

Edon Zhegrova po vazhdon me reagimet e tij në rrjetet sociale pas asaj deklarate që bëri buj në opinionin publik pas humbjes 2-0 nga Rumania, disfatë që fundosi shpresat e Kosovës për Euro 2024.

Pas ndeshjes, Zhegrova tha para mediave se Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore, por se nuk mund të flas sepse atë duhet ta bëjë kapiteni Amir Rrahmani, apo edhe ndonjë lojtar tjetër më i moshuar, raporton KosovaPress.

Por, pas reagimit të madh publik, Zhegrova doli me reagim në rrjetet sociale ku tha se e kishte fjalën për ndryshime në mënyrën e lojës dhe qasjen e lojtarëve në fushë.

Pas kësaj, ai ka reaguar sërish sot në Instagram ku ka shkruar shkurtimisht :”Përgjithmonë i yti”, duke shprehur kështu dashurinë ndaj “Dardanëve”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025