Tjetër lajm i keq për Silvinjon, ylli i kombëtares braktisë stërvitjen për shkak të lëndimit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë të ditur të mërkurën se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit, transmeton KosovaPress.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024