Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës 2025, Veliaj: Mundësi për të rrëfyer traditën shqiptare
Lexohet për: 1 min.
tiranaaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas titujve si Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Qyteti Evropian i Sportit, Tirana është shpallur edhe si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e ka fshehur entuziazmin për titullin e ri që do të mbajë kryeqyteti shqiptar.

“Sapo kemi marrë lajmin që Tirana është fituese për titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” për 2025. Pas Vitit të Rinisë dhe Vitit të Sportit, në vitin 2024 do të presim B40, që është shoqata më e madhe e bashkive në rajon, ku Tirana mban Presidencën, do të bëhemi gati për një super vit 2025, ku Tirana jo vetëm do të shkëlqejë, siç ka shkëlqyer gjithë këto kohë, por do të ketë aktivitetin kulturor më të pasur në Mesdhe. I gjithë Mesdheu do të jetë në Tiranë për kulturën që ofron Tirana, kryeqyteti ynë. Forca dhe gëzuar. Urime të gjithëve” shprehet Veliaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025