Tifozi sulmon golashënuesin kundërshtar në Gjermani (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndeshja e Bundesligas gjermane e rangut të dytë ndërmjet Hansa Rostock dhe Kaiserslautern u përcoll me incidente.

Ndërsa mysafirët fituan 0:3 me het-trikun e Ragnar Ache, ky i fundit u përball me sulm nga shikuesit vendas, raporton KosovaPress.

Një nga tifozët e Hansës, pas golit të tretë të pësuar, zbriti në fushë dhe nisi të sulmonte lojtarët e ekipit kundërshtar, teksa këta të fundit po festonin.

Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe larguan tifozin agresor, i cili pritet t’i thotë lamtumirë stadiumeve gjermane pas këtij gjesti.

Videon e incidentit në fjalë e gjeni më poshtë.

Hansa Rostock - Kaiserslautern | Rostock Fan greift Kaiserslautern Spieler an!! 02.03.24 (youtube.com)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024