Thomas Strakosha pranë firmës me gjigantët e Premier Leagues
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Thomas Strakosha drejt Manchester United. Lajmin e bujshëm e ka dhënë e para, media britanike “Talk Sport” dhe po bën me shpejtësi xhiron e botës, me ‘djajtë e kuq” që kanë identifikuar pikërisht shqiptarin si zëvendësuesin e parë të David De Geas.

Tashmë 27-vjeçar, Strakosha është pa ekip, pasi i përfundoi kontrata me Lazion dhe është duke negociuar me disa klube, por burime për “TalkSport” kanë konfirmuar se së fundi në garë është futur fuqishëm Manchester United.

Skuadra angleze huazoi te Nottingham Forest portierin e dytë Dean Henderson dhe aktualisht ka në organikë vetëm spanjollin David De Gea, ndaj Strakosha paraqet një alternativë mjaft të mirë, pasi mund të vijë si futbollist i lirë.

Gardiani kuqezi i dha fund aventurës 10-vjeçare te Laizo, ku të paktën prej 2016-ës ka luajtur rregullisht dhe numëron plot 208 ndeshje mes Serisë A, Kupës së Italisë dhe kompeticioneve europiane ku kanë luajtur bardhekaltrit.

Strakosha numëron gjithashtu edhe 19 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, ku prej vitesh ofron një duel shumë të bukur me Etrit Berishën, teksa eksperienca e tij është e mjaftueshme për të qenë zëvendësuesi i parë i një portieri mjaft të njohur, si spanjolli David De Gea.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025