Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Rryma01
03/02/2026 - 20:22
Linku u kopjua

Një grup aktivistësh/esh, Kolektivi Feminist dhe Përpjekja, kanë bërë thirrje për protestë kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet këtë të premte, duke nisur nga ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it, për të vazhduar më pas drejt Qeverisë së Kosovës.

"Ftojmë të gjithë qytetarët/et e Kosovës që të na bashkohen në protestë. Së bashku, ne mund ta ndalim hajninë e KEDS, dhe të rikthejmë atë në duar të popullit të Kosovës", thuhet në njoftim.

KESCO ka bërë kërkesë tek Zyra e Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave për 21 për qind. ZRRE, është në proces të shqyrtimit të këtij aplikacioni.

Organizatorët kanë kritikuar KEDS-in dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke i akuzuar për shtrenjtim të vazhdueshëm të faturave të energjisë në kurriz të qytetarëve. Ata theksojnë se që nga viti 2022, çmimi i energjisë elektrike është rritur çdo vit, ndërsa për këtë vit paralajmërohet një rritje e re rreth 20 për qind, pas shtrenjtimit prej 16.1 për qind të vitit të kaluar.

Sipas deklaratës së tyre, qytetarët nuk po paguajnë vetëm koston e energjisë, por edhe humbjet dhe keqmenaxhimin e KEDS-it, ndërkohë që përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës dhe rritje të përgjithshme të kostos së jetesës.

Aktivistët kërkojnë refuzimin e kërkesës së KEDS-it për rritje të çmimeve, nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike, si dhe përmbushjen e kërkesave të sindikatës.

Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen në protestë, duke theksuar se kundërshtimi i shtrenjtimit të energjisë është i domosdoshëm për mbrojtjen e mirëqenies së qytetarëve, raporton KosovaPress.

https://kosovapress.com/kesco-kerkon-nga-zrre-ja-rritje-te-tarifave-te-rrymes


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026