Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin G.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.
Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin G.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Përndryshe, një person ka vdekur si pasojë e goditjes me mjet të mprehtë mbrëmjen e 27.10.2024 në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Tirana”, dhe shkak ishte një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë.