Kryeministri Albin Kurti deklaroi se mandatin e kaluar janë ndarë 10 milionë euro për ndërtimin e shtretërve të lumenjve.
Kështu tha ai në Ditën Botërore të Tokës, ku edhe është nënshkruar memorandumi mes Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Punëve te Brendshme për themelimin e gardës për mbrojtjen e natyrës.
"Pasuritë natyrore nuk janë të askujt veçmas por janë të gjithëve bashkë. Garda për mbrojtjen e natyrës është shprehje e ndryshimit të thellë. Një shtet që nuk është spektator por veprues. Pra, politika, veprime dhe masa paraprake duke mos pritur për reaksion ndaj dëmit që tashmë është shkaktuar", ka thënë Kurti.
Ndërkohë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli deklaroi se do të angazhohen mbi 100 gardianë në kuadër të gardës për të raportuar për shkeljet në natyrë.