Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka shkruar një artikull për Kosovën, duke e cilësuar si një “përrallë” drejt Kupës së Botës, pasi kombëtarja është vetëm një ndeshje larg një arritjeje historike.
Mediumi britanik thekson se ky rrugëtim është i jashtëzakonshëm, pasi Kosova është një nga kombëtaret më të reja në futbollin ndërkombëtar, e pranuar vetëm në vitin 2016, por që tashmë po sfidon ekipet më të mëdha të Evropës.
Në rrugën drejt finales së play-off-it, Kosova ka arritur fitore të rëndësishme, përfshirë një triumf dramatik 4-3 ndaj Sllovakisë, duke treguar karakter dhe forcë të madhe si skuadër.“Ky është një vend ku konflikti nuk harrohet lehtë. Jo shumë larg stadiumit, një stacion policie u bombardua nga NATO gjatë luftës së viteve 1998-99. Në veri të vendit, tensionet ende vazhdojnë me Serbinë fqinje” – shkroi prestigjiozja britanike.
Tani, Kosova do të përballet me Turqinë në finalen vendimtare të play-off-it në Prishtinë, ku një fitore do ta dërgonte në Kupën e Botës 2026, në një grup me SHBA, Australinë dhe Paraguajin.