Thaçi: Familjarët e Faton Hajrizit e identifikojnë trupin e pajetë
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka konfirmuar se familjarët e Faton Hajrizit e kanë identifikuar trupin e tij.

Thaçi tha se rreth orës 13:00 do të bëhet autopsia e të ndjerit dhe pas procedurave do të dorëzohet tek familjarët.

Ai potencoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave është formuar një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryhet autopsia.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faron Hajrizt. Këtë po e deklarojmë pas urdhëresës që është bërë nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në praninë e mjekut kujdestar…Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave në konsultim me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar  një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryhet autopsia. Do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të prokurorit dhe familjarëve…Ne pranojmë urdhëresë nga prokurori, në basë të asaj urdhërese edhe kryejmë autopsinë…Raporti i autopsisë varet, mirëpo trupi i pajetë pas kryerjes së autopsisë mund t’i dorëzohet familjarëve”, tha Thaçi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024