Tetë të vrarë nga të shtënat në autobus në Pakistan
Lexohet për: 1 min.
wfwq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të paktën tetë persona, përfshirë dy ushtarë, u vranë të shtunën si rezultat i shtënave ndaj një autobusi pasagjerësh në veri të Pakistanit, tha një zyrtar.

"Një autobus pasagjerësh ishte në shënjestër," u tha gazetarëve Arif Ahmed Khan, zëvendëskomisionari i distriktit Diamer për "sulmin frikacak" që plagosi 26 persona në një autostradë pranë zonës Chilas të Gilgit-Baltistanit verior të Pakistanit.

Ai shtoi se autobusi doli jashtë kontrollit pas sulmit dhe u përplas me një kamion, duke vrarë shoferin e tij, i cili gjithashtu u llogarit ndër të vrarët.

“Të plagosurit u dërguan në një spital lokal, me disa në gjendje kritike”, tha Khan, duke shtuar se asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Në vitin 2021, të paktën 12 persona, duke përfshirë nëntë shtetas kinezë, u vranë kur autobusi i tyre u vu në shënjestër në rrethin Kohistan, në kufi me Chilas. /AA

​Shpërthimet në depon e municioneve kundër terrorizmit në Pakistan, 13 të vrarë dhe 50 të plagosur - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024