Tetë raste të dhunës në familje në ditën e Bajramit
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tetë raste të dhunës në familje në ditën e Bajramit
Policia e Kosoves - logo - ilustrim
28/05/2026 - 10:55
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë 27 majit në qytete të ndryshme të vendit, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike dhe psikike ndaj viktimave.

Në Prishtinë, një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy grave. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë janë raportuar tri raste të ndara. Në njërin prej tyre, një burrë u arrestua pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një grua, e cila mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje. Në një rast tjetër, një grua kërkoi ndihmë mjekësore pasi dyshohet se kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikike, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Po ashtu, në mbrëmje një tjetër person u arrestua në gjendje të dehur nën dyshimin për dhunë ndaj një gruaje.

Në Istog është raportuar një rast i dhunës psikike ndaj një gruaje, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Deçan janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj dy viktimave. Njëri prej viktimave ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit.

Edhe në Rahovec një grua ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se ishte viktimë e dhunës fizike dhe psikike.

Në Gjakovë, policia arrestoi një burrë që dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht një grua. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026