Testi i PISA-s, kërkohet që Ministria e Arsimit të marrë masa për ndryshimin e gjendjes
Lexohet për: 3 min.
MASHT 2021 - Visar Kadrolli Pics. (12 of 13) (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mungesa e reformës në arsim, kurrikula jo e duhur dhe mësimdhënia e orientuar në memorizim po konsiderohen ndër shkaktarët që Kosova të renditet e 76 nga 80 shtete për lexim, kurse në vendin e 77 për shkencë në testin PISA. Njohës të arsimit thonë se përmirësimi i këtij rezultati mund të vijë atëherë kur institucionet marrin më shumë prioritet zbatimin e kornizës kurrikulare. Ndërkaq, qytetarët thonë se Ministria e Arsimit duhet të marrë masa të jashtëzakonshme, për ta ndryshuar këtë situatë. Kurse, lidhur me këto rezultate, nga pozita thonë se duhet mbajtur përgjegjësi ata që e udhëhoqën 20 vjet shtetin, për çka shtojnë se të gjithë deputetët në atë kohë janë bërë profesorë.

Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, në një intervistë për KosovaPress tha se mungesa e cilësisë së mësimdhënies në klasë dhe mësimdhënia e orientuar në memorizim është në kundërshtim të plotë me atë se çfarë mat testi PISA.

Ai potencoi se për tu përmirësuar gjendja duhet instaluar mekanizma të mirëfilltë që garantojnë zbatimin e kurrikulës, derisa shtoi se duhet përpiluar tekste shkollore që shkojnë përtej pyetjeve memorizuese.

Ndërkaq, edhe mësimdhënësi i matematikës, Osman Dragusha në shkollën fillore “Nexhmi Mustafa e quajti fatkeqësi rezultatin ne PISA-së, ku Kosova renditet gati e fundit sa i përket leximit dhe shkencës.

Ai potencoi se ky rezultat është përgjegjësi e qeverisë, prindërve dhe vetë mësimdhënësve që nuk po mund të ndryshojnë qasjen e fëmijëve ndaj librit.

Dragusha theksoi se tani është momenti i fundit që duhet ndërmerret diçka në përmirësim të gjendjes.

Ndërsa, qytetarët thonë se ministria e arsimit duhet marrë masa të jashtëzakonshme për ta ndryshuar këtë renditje, derisa theksojnë se krahas kërkesës për rritje të rrogave nga profesorët, qëndron mungesa e përgjegjësisë.

Muhameti Neziri, u shpreh i habitur se si Kosova të del po thuajse fundit në këtë test, për çka bën thirrje që të ndërmerren hapat e duhur nga institucionet.

Në anën tjetër, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se për këtë rezultat duhet mbajtur përgjegjësi ata që e kanë menaxhuar shtetin për 20 vite. Ai potencoi se duhet bërë reforma rrënjësisht në këtë drejtim, derisa shtoi se ministrja e Arsimit është duke munduar me aq sa ka kompetenca lidhur me këtë çështje.

Kur bëhet fjalë për shkencën, rezultatet më të mira i kanë fëmijët nga Estonia (526), ​​Finlanda (511) dhe Irlanda (504), ndërsa më të këqijat nxënësit nga Maqedonia e Veriut (380), Shqipëria (376) dhe Kosova (357).

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të 15-vjeçarëve. PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024