“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi vazhdon vetëm në QKUK
Ndërmarrje “Termokos”, të premten sot ka përmbyll sezonin e ngrohjes 2022/2023, sezon ky i cili u konsideruar si më i suksesshmi në historikun e kësaj kompanie.
Në ceremoninë përmbyllëse të sezonit ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili teksa ka falënderuar të gjithë për punën, tha se gjatë këtij sezoni ngrohtorja nuk ka pas asnjë problem në furnizim.
“Ka qenë sezoni më efikas dhe më i gjatë i gjithë historikut, kemi filluar më herët dhe po e përfundojmë dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pas asnjë problem dhe ka pas ngrohje tërë kohën dhe ka pas një konfort të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit…QKU do të vazhdoj për shkak se kemi aty pacientë të cilët kanë nevojë shtesë për ngrohje dhe ajo do të vazhdojë nxehjen”, tha ai.
Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani e ka quajtur të suksesshme këtë sezon i cili u përmbyll sot dhe presin sezon edhe më të suksesshëm vitin e ardhshëm.
Ai tha se kanë pasur 11% më pak humbje gjatë sezonit të ngrohjes 2022/2023.
Osmani tha se aktualisht janë duke punuar në 5 projekte për zgjerim të ngrohjes.
Ndërsa, theksoi se deri tani kanë shpërndarë mbi 11 mijë matës./B. Ibishi/