Tërmeti në Meksikë ekspozoi kokën e lashtë prej guri të një gjarpri gjigant
Ndonjëherë arkeologëve u duhen vite punë të mundimshme për të zbuluar artefakte të lashta dhe ndonjëherë, si në rastin e tërmetit të fundit në Meksikë, natyra bën shumë punë.
Kur një tërmet me magnitudë 7.6 goditi bregun perëndimor të Meksikës më 19 shtator 2022, gjëmimi u ndje edhe në Ciudad de Méxica, rreth 400 kilometra nga epiqendra.
Arkeologët nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë i Meksikës (INAH) gjetën një kokë të madhe të gdhendur në gur të një gjarpri, më shumë se 500-vjeç, që daton që nga koha e Astekëve, nën themelet e ndërtesës së Fakultetit të Drejtësisë. Koka është 1.8 metra e gjatë, një metër e lartë dhe 85 centimetra e gjerë.
Vlerësohet se peshon rreth 1.2 ton. Ka shumë të ngjarë të jetë më i madh dhe shumë më i rëndë se divani në dhomën tuaj të ndenjes.
Shfaqen pamje mahnitëse nga prapaskenat e xhirimeve të Titanikut - KosovaPress
Ekspertët e lëvizën atë duke përdorur një vinç. Shumë ngjyra janë ende të dukshme në kokë: e kuqe, blu, e zezë, e bardhë dhe okër, madje 80 për qind e sipërfaqes origjinale shumëngjyrëshe është ruajtur mirë, shkruan Science Alert.
Arkeologët e zhvendosën atë në një dhomë të lagësht për të ruajtur sa më shumë nuancat e ndryshme.
Duke qenë se bojërat janë bërë nga materiale minerale dhe bimore, ato mund të dëmtohen lehtësisht.
Koka besohet se daton nga fundi i Perandorisë Asteke, kur qyteti-shteti i Tenochtitlan lulëzoi në zonë. Astekët shpesh përdornin motive gjarpërinjsh në veprat e tyre artistike.