Tërmeti në Japoni: Gruaja në të 90-at gjendet e gjallë nën rrënoja pas pesë ditësh
Lexohet për: 1 min.
termeti
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një grua rreth të 90-ave është gjetur e gjallë nën rrënoja pesë ditë pas një tërmeti shkatërrues që goditi Japoninë qendrore.

Ekipet emergjente e nxorën atë në rrënojat e një ndërtese dykatëshe në qytetin Suzu.

Tërmeti me magnitudë 7.5 shkallë la më shumë se 120 persona të vdekur dhe 200 të zhdukur.

Sipas gazetës “Yomiuri Shimbun”, 100 shpëtimtarë u dërguan në qytetin e Suzu pasi mësuan se dy gra ishin varrosur të gjalla.

Duke cituar burime të policisë lokale, gazeta raportoi se e moshuara besohet se vuante nga hipotermia.

Në të njëjtin vend, ekipet e shpëtimit shpetuan gjithashtu një grua rreth të 40-ave në një gjendje arresti kardiopulmonar, thanë raportet.

72 orët e para të një operacioni shpëtimi konsiderohen kritike, sepse pas kësaj, shanset për të gjetur njerëz të gjallë bien ndjeshëm./BBC

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024