Tërmet në Kosovë, në këto zona ishte epiqendra
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 11:40 një tërmet ka goditur territorin e Kosovës, me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti është 9 km në verilindje të Vitisë dhe 2 km në jugperëndim të fshatit Stublla, me thellësi hipoqendrore 11 km.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa, i cili në një shkrim në llogarinë e tij në rrjete sociale tha se nuk ka vend për panikë.

Sipas tij, tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikoj qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës së ulët.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 17/12/2024 n’ora 11:41:46 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 11 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike:  42.318; 21.436; 9 km në Verilindje VL të Vitisë dhe 2 km në Jugperëndim JP të fshatit Sublla. Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët dmth. nuk kishte vend për panik apo shqetësime”, tha Mustafa në llogarinë e tij.

Sipas drejtorit të Institutit Sizmologjik i Kosovës, sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneroj tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025