Tentoi të mbyste nënë e bir me makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës pasi tentoi të vriste duke përplasur me makinë nënë e bir.

Ngjarja ka ndodhur më 15 mars kur Mersin Mlloja teksa qarkullonte me makinë në Bushat ka tentuar të vrasë dy kolegët e tij, shtetasit D. N., 60-vjeçe dhe K. N., 32-vjeç (nënë e bir), të cilët po ecnin në trotuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e automjetit që drejtonte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024