Tensione në Kuvendin e Shqipërisë
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Seanca e sotme parlamentare në Shqipëri ka nisur me debate të shumta, teksa është rrëzuar kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin, Edi Rama.

Ndërkohë, kryetarja e Parlamentit i ka ndërprerë fjalën deputetit demokrat Flamur Noka, pasi sipas saj doli jashtë procedurës.

“Gore, çfarë ke? Mbyll gojën!”, debat i ashpër mes Bardhit dhe Braçes: Keni vrarë qytetarët!

Noka nuk është larguar nga foltorja, teksa edhe deputeti Gazment Bardhi është ngritur nga vendi i tij dhe ka debatuar me kryeparlamentaren.

Ndërkohë, Garda është rreshtuar para foltores, teksa tensionet kanë vijuar. /vizionplus.tv

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024