Tenis/ Berrettini pozitiv me Covid, humb Wimbledonin: Më është thyer zemra
Lexohet për: 1 min.
Berretini
2 vite më parë
Linku u kopjua

Matteo Berrettini është i detyruar të largohet nga Wimbledoni për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar vet tenisti në Instagram ku ka shkruar:

"Më është thyer zemra. Kam pasur disa simptoma gripi dhe jam izoluar në ditët e fundit. Edhe pse ishin simptoma të lehta, vendosa që ishte e rëndësishme të bëj një test të mëtejshëm këtë mëngjes për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kundërshtarëve të mi dhe të gjithë të përfshirëve në turne. Nuk kam fjalë ta përshkruaj zhgënjimin tim. Ëndrra ka mbaruar për këtë vit, por unë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Berretini.

Probleme janë shfaqur edhe për Rafa Nadal, i cili vetëm në orët e fundit ishte stërvitur me Matteon në fushën qendrore dhe kishte bërë një selfie me atë. Për momentin gjithçka duket në rregull, por situata mund të ndryshojë në vazhdim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024