Tejkaloi gati dyfishin e shpejtësisë së lejuar, 300 euro gjobë shoferit
Lexohet për: 2 min.
tejkalim
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka gjobitur një shofer për tejkalimin e shpejtësisë në Ferizaj.

Sipas njoftimit, i njëjti është ndaluar nga policia të enjten rreth orës 12:55 në rrugën “Brahim Ademi”, pasi kishte bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 96 km/h.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 12:55 në rrugën "Brahim Ademi" në Ferizaj ka ndaluar shoferin i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 96 km/h. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet D.TH (M/K) i moshës 33 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse,heqje e patentë shoferit”, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025