Tebas: Juventusi, Barça dhe Reali gënjejnë më shumë se Putini
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Edhe presidenti i La Ligas Javier Tebas, njëjtë sikur ai i UEFA-së Aleksandër Ceferin ka ngotur fuqishëm zërin kundër krijimit të Superligës Evropiane që duket se do të propozohet sërisht nga dy gjigantët spanjollë Real Madridit dhe Barcelona si dhe ai italian Juventusi.

Një ide e tillë pritet të propozohet sërish sot nga presidenti i Juventusit Andrea Agnellli por që ka hasur në kundërshtime te fuqishme, ashtu siç kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, transmeton KosovaPress.

“Klubet e Superligës gënjejnë më shumë se Putini”, deklaroi Javier Tebas kundër Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës gjatë fjalimit të tij në “FT Business of Football Summit” në Londër.

“Ne në ligat kombëtare duhet të jemi idiotë, pasi jemi të gjithë kundër SuperLigës, ndihem i poshtëruar me idenë e ripërtëritjes së këtij projekti. Nëse Agnelli nuk e shpjegon sot projektin e ri, do të thotë se do të gënjejë”, tha në fund Tebas më zë gjithnjë e më të lartë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024