Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte objektivi i një atentati të shtunën në një tubim në Pensilvani, disa ditë përpara se ai të pranonte nominimin republikan për herë të tretë.
Një breshëri armësh shkaktoi panik dhe Trump tha se u qëllua në vesh por menjëherë u rrethua nga Shërbimi Sekret, të cilët me nxitim e futën në veturën e tij, derisa ai qonte grushtin e tij në një shfaqje sfide.
Të paktën një pjesëmarrës vdiq dhe dy spektatorë u plagosën rëndë, thanë autoritetet. Shërbimi Sekret tha se vrau sulmuesin e dyshuar i cili sulmoi nga një pozicion të ngritur jashtë vendit të tubimit, derisa theksoi se Trump ishte i sigurt.
Presidenti Joe Biden lëshoi një deklaratë duke thënë se ai po 'lutet' për ish-presidentin Donald Trump dhe duke dënuar 'këtë lloj dhune' pas të shtënave në mitingun e Trump në Butler, Pensilvani.