Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike
Showbiz
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike
blena qereti
26/04/2026 - 23:09
Linku u kopjua

Këngëtarja Bleona Qereti ka qenë pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme të elitës mediatike dhe politike në Shtetet e Bashkuara, por mbrëmja që pritej të ishte festive mori një kthesë të papritur. Artistja shqiptare mori pjesë në Darkën e Korrespondentëve në Uashington, një organizim i përvitshëm i White House Correspondents’ Association, që mbledh figura të njohura nga politika, media dhe showbizi.

Megjithatë, atmosfera glamuroze e tapetit të kuq u tensionua pas raportimeve për të shtëna pranë hotelit ku po zhvillohej ceremonia, duke krijuar panik dhe pasiguri mes të pranishmëve. Si pasojë e situatës, organizatorët u detyruan të marrin masa dhe eventi pritet të riplanifikohet.

Në mes të këtij zhvillimi dramatik, Bleona ndau me ndjekësit e saj në Instagram një moment nga mbrëmja, ku shfaqet elegante në tapetin e kuq. Krahas fotos, ajo shkroi: “Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, duke lënë të kuptohet edhe për situatën e papritur që përfshiu eventin, transmeton Oranews.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së Donald Trump reagoi përmes një konference për media, ku deklaroi se beson që incidenti ishte vepër e një “ujku të vetmuar”, duke përjashtuar për momentin mundësinë e një sulmi të organizuar më të gjerë.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek çështjet e sigurisë në evente të mëdha publike në SHBA, ndërsa detaje të mëtejshme mbi incidentin pritet të dalin në vijim.

https://www.instagram.com/bleona/reel/DXk8I0HDIHc/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026