Të shtëna me armë në “Aktash”, kërcënohet një punëtor
Lexohet për: 2 min.
aktash
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur të martën në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” të Prishtinës. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se s’ka të lënduar, sipas informatave fillestare.

“Sot rreth orës 14:20, kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën 'Gazmend Zajmi" në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo për KosovaPress.

Ekipi i KosovaPress bën të ditur se është sulmuar punëtori i një lokali në Prishtinë, nga një person i panjohur. Drejt punëtorit, personi ka drejtuar armën në kokë duke e kërcënuar dhe pastaj ka shtënë në tokë.

Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar.

Dy ditë më parë një përplasje e armatosur mes dy grupeve ka ndodhur në kryeqytet, përkatisht në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku mbeti i vrarë një person. Si pasojë, e gjuajtjeve me armë mbeten edhe pesë të plagosur të cilët po trajtohen në QKUK.

https://kosovapress.com/detaje-nga-gjuajtjet-me-arme-ku-mbeti-i-vrare-nje-person

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024