Të paktën 100 njerëz kanë vdekur në një zjarr në një sallë dasmash në provincën veriore Nineveh të Irakut, thanë autoritetet lokale të mërkurën.
500 persona të tjerë u plagosën në zjarrin, i cili shpërtheu në sallën e dasmave Al Haytham në distriktin Al-Hamdaniya, raportuan mediat lokale, duke cituar Ahmed Hamdani, zëvendësdrejtor i Departamentit të Shëndetësisë në Mosul.
Agjencia irakiane e lajmeve (INA) tha se zjarri u shkaktua nga fishekzjarrë, qirinj dhe materiale të tjera të përdorura gjatë dasmës.
Brigadat e zjarrfikësve dhe ambulancat nga krahinat përreth janë dërguar në zonë.
Pamjet e zjarrit që shpërtheu ndërsa nusja dhe dhëndri po kërcenin u qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar gjithashtu njerëz që vrapojnë majtas e djathtas në panik.