Nis fushata “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, kjo është kërkesa e Kurtit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Ministria e Drejtësisë ka shënuar fushatën globale “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”. Në këtë ceremoni u bë thirrje që të vazhdojë angazhimi për parandalimin e rasteve të dhunës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ritheksoi përkushtimin për të luftuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Kurti theksoi se institucionet janë për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë ka të drejtë të jetojë e lirë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje që gratë të raportojnë dhunën në familje dhe ajo sipas saj të mos mbetet pa u adresuar.
Nga Rrjeti i Grave të Kosovës, kryetarja e bordit, Ariana Qosaj-Mustafa ka shprehur shqetësimet e saj ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se edhe pse është bërë ndryshimi i Kodit Penal ende ka sfida.
Përveç fjalimeve, gjatë fushatës, ka pasur edhe interpretime të grave të dhunuara të cilat ishin prezentë në këtë ngjarje.