Të miturit me alkool e duhan në duar, për një vit u dënuan vetëm dy biznese
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Dukuri brengosëse dhe në rritje po konsiderohet konsumimi i duhanit dhe alkoolit nga të miturit, për çka po kërkohet kujdes nga prindërit e shkollat, por edhe nga bizneset që shesin këto produkte. E derisa monitorimi i bizneseve që nuk respektojnë ligjin që ndalon shitjen e duhanit dhe alkoolit, po duket të jetë sfidues për institucionet, bëhet e ditur se gjatë vitit që shkojë, janë gjobitur vetëm dy biznese.

MINT në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thekson se ligji për mbrojtjen e konsumatorit ndalon edhe ekspozimin e duhanit, për të cilën inspektorët e tregut kurdo që hasin raste të tilla ndërmarrin veprime ligjore. Dhe as kjo pjesë nuk respektohet nga marketet.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi thotë për KosovaPress, se është shumë brengosëse shitja dhe konsumimi i pijeve nga të miturit, pasi që është rritur numri i të rinjve të cilët kanë filluar të abuzojnë me duhan dhe alkool, dhe se dëmi i këtyre moshave të reja është shumë i madh në tru dhe mushkëri.

Sipas tij, prindërit duhet të jenë më të ndërgjegjshëm rreth kësaj çështje, punëtorët ta respektojnë ligjin për të mirën e fëmijëve. Ai rekomandon që shkollat të bëjnë më shumë kontrolle, pasi që nxënësit gjatë shëtitje të organizuara nga shkolla, përdorin lëndë narkotike dhe substanca të tjera, por gjithashtu gjatë këtyre organizimeve, të mos lejohet hyrja e të miturve në klube të natës.

Ndërsa, sociologu Gent Xërxa shprehet se në Kosovë, marketet të cilat furnizohen me alkool janë afër shkollave. Por një problem tjetër, sipas tij, është se vet të miturit , shesin alkool apo duhan si shitës ambulativ.

Përndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kërkon nga konsumatorët që në rast se hasin në shkelje të ligjit ndonjë operator ekonomik, ta deponojnë ankesën pranë Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit, në numrin pa pagesë: 0800 11000 ose në ueb faqen https://konsumatori.rks-gov.net/.   /A.Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024