“Të gjithë koreanët janë njësoj”, Tottenham apelon vendimin e FA për Bentancur
Sport
Lexohet për: 2 min.
“Të gjithë koreanët janë njësoj”, Tottenham apelon vendimin e FA për Bentancur
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka suspenduar mesfushorin e Tottenhamit Rodrigo Bentancur (27) me shtatë ndeshje për shkak të deklaratës në një intervistë për kolegun e klubit, koreano-jugorin Heung-min Son (32).

Duke folur për televizionin uruguaian në qershor, prezantuesi i Canal 10 pyeti Bentancur për fanellën e Son, për të cilën uruguaiani u përgjigj: "Son? Mund të jetë ‘kushëriri i Sony’, sepse të gjithë duken njësoj."

Tottenham ka bërë të ditur se ka apeluar pezullimin e Bentancur, i cili u njoftua nga FA-ja në fillim të kësaj jave.

“Ndërsa pranojmë vendimin e agjencisë së pavarur rregullatore se Rodrigo është fajtor, ne besojmë se sanksioni është shumë i ashpër. Rodrigo do të mbetet i pezulluar nga garat vendase në pritje të një vendimi për apelimin dhe klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm gjatë kësaj kohe”, tha Tottenham.

Bentancur kërkoi falje në Instagram pas deklaratës duke pranuar se komentet e tij ishin "një shaka shumë e keqe". Ndërsa Son tha se Bentancur menjëherë kërkoi falje për fyerjen.

"Ai bëri gabim, ai e di dhe kërkoi falje. Ai nuk do të thoshte kurrë diçka ofenduese. Jemi vëllezër dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, tha ai.

Agjencia e pavarur rregullatore ka gjobitur Bentancur edhe me 100 mijë funte për shkeljen e rregullave në lidhje me intervistën në media.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025