Të gjitha kamerat janë aktivizuar në qendrat e votimit në Leposaviq
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Të gjitha kamerat janë aktivizuar në kohë në qendrat e votimit në Leposaviq, kanë thënë përfaqësuesit e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve nga kjo komunë. Ata nuk kanë dhënë informacione për numrin e votuesve deri më tani që kanë votuar pro ose kundër shkarkimit të kryetarit.

18 qendra votimi në Leposaviq janë fuzionuara në tetë.

Zoran Stojanoviq, kryesues i KKZ-se në Leposaviq tha se çdogjë po shkon sipas planit, por pohon se disa qendra të votimit kanë pasur telashe për shkaqe teknike. Në orën 11:00 do të publikohen të dhënat e para për daljen e votuesve.

Ndihmësi i kryesuesit të KKZ-së, Selim Mehmeti tha se gjitha kamerat janë aktivizuar me kohë në Leposaviq. Ai shtoi se nuk kanë informacione nëse po vazhdon problemi me energji elektrike në qendrat e votimit në Koshtovë.

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje. Për shkarkim të kryetarëve duhet të këtë se paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës. Ky votim në katër komunat veriore organizohet bazuar në udhëzimin administrativ te hartuar nga qeveria, për presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024