Të ardhurat reale të familjeve në zonën e OECD vazhdojnë të bien në tremujorin e dytë
Lexohet për: 1 min.
OECD
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të ardhurat reale të familjeve për frymë ranë me 0.5% në zonën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në tremujorin e dytë, pasi rritja e inflacionit vazhdoi të minojë rritjen e të ardhurave të familjeve.

Shifra ra në shumicën e vendeve të OECD dhe në të gjitha ekonomitë e G7, përveç Gjermanisë, sipas një deklarate nga organi global me bazë në Paris të hënën.

Të ardhurat reale të familjeve për frymë ranë me 1.2% në Francë, 1.1% në Kanada dhe Britani të Madhe dhe 0.4% në SHBA.

“Tremujori i dytë 2022 ishte tremujori i katërt radhazi i rënies së të ardhurave reale për familjet në Britani të Madhe dhe tremujori i pestë radhazi për familjet në SHBA. Rëniet gjatë kësaj periudhe më të gjatë reflektojnë si uljen e ndihmës së qeverisë lidhur me pandeminë, ashtu edhe rritjen e çmimeve të konsumit me të cilat përballen familjet,” thuhet në deklaratë.

Krahasuar me tremujorin e katërt të 2019, rritja e PBB-së reale për frymë për OECD (2.3%) tani është pak më përpara se rritja e të ardhurave reale të familjeve për frymë (2%)./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025