Porto luajti kundër Boavista në “Estádio do Dragão” dhe fitoi ndeshjen me rezultat 2-1. Në fillim Boavista shënoi golin e parë, por pak më vonë Porto barazoi. Në kërkim të përmbysjes së rezultatit, trajneri i Portos futi në lojë Taremin, i cili do të transferohet në Inter në verë.
Pikërisht kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Taremi realizoi gol në minutën e 98’, duke siguruar tre pikë vendimtare për skuadrën e tij, përcjellë KosovaPress.
Taremi, i lindur më 18 korrik 1992, njihet me dashuri si "Djali i Gjirit Persik" në Portugali pasi festoi ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Portos më 20 gusht 2022.
??? Mehdi Taremi, crying tonight as he will leave FC Porto at the end of the season.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 12, 2024
He’s joining Inter as free agent, here we go since February set to be official. ⚫️?
pic.twitter.com/8vw9DAKByW