Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
Haradinaj e ka quajtur fillimvit të mbarë për shqiptarët zgjedhjen e Xhaferit kryeministër.Haradinaj ka thënë se zgjedhja e Xhaferit kryeministër, përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shaiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
"Zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj", është shprehur Haradinaj.
"Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar, ka përfunduar Haradinaj.