Takimi Zelensky-Vuçiq, deputeti ukrainas: Duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, deklaroi sot se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këto komente ai i bëri pas takimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Goncharenko ka shkruar në "X" se Serbia është aleate e Serbisë dhe se Ukraina nuk mund ta tërheq në anën e saj.
Zelensky met with the President of Serbia.
Serbia is an ally of Russia. We will not be able to drag Serbia to our side. And this is not because we are so bad, but because the population of Serbia supports Russia in some incredible majority.
“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha thënë ai në “X”.